Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Nehat Idrizi, sot ka pritur një delegacion nga Këshilli Gjyqësor e Malit të Zi, të kryesuar nga Mladen Vukçeviq, kryetar i këtij Këshilli, pjesë e delegacionit ishin, edhe Loro Markiq, anëtar, avokat nga Ulqini dhe Radmila Đurisic, këshilltare për marrëdhënie me publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtarë. Në këtë takim morën pjesë edhe Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Nenad Llaziq anëtar i KGjK-së dhe Shkelzen Maliqi, drejtor i Sekretariatit të KGjK-së.
Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se në fillim të takimit, kryesuesi Idrizi ka njoftuar delegacionin me funksionimin e sistemit gjyqësor, arritjet dhe sfidat, me të cilat ёshtё dashur të ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë.
“Ai me theks të veçantë foli për reformën gjyqësore, vlerësimin e gjyqtarëve si dhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve. Gjithashtu, ai përmendi disa qëllime kryesore që kanë për detyrë të rrisin efikasitetin e sistemit gjyqësor, ngritjen e besimit të qytetarëve,” thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se kryetari Këshillit të Malit të Zi, Mladen Vukçeviq, u shpreh i kënaqur me vizitën që po i bënë Kosovës, si dhe prezantoi funksionimin e sistemit gjyqësor të Malit të Zi.
“Vukçeviç, gjithashtu, e përgëzoi kryesuesin e KGjK-së, Idrizi për emërimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si anëtarë të bordit të Rrjetin Ballkanik dhe Euro – Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor,” thuhet në komunikatë.
Në fund të takimit, dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për institucionet që ata drejtojnë për të këmbyer eksperienca pozitive.
Në kuadër të kësaj vizite delegacioni nga Mali i Zi do të vizitoi Këshillin Prokurorial të Kosovës, Fakultetin Juridik të Prishtinës si dhe Akademinë e Drejtësisë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...