Drejtori i emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica, bëri të ditur se Policia e Kosovës tashmë ka themeluar drejtorinë për policinë e kryeqytetit dhe se projekti për krijimin e këtij njësiti është në fazën përfundimtare.
“Ka mbetur vetëm lokacioni çdo gjë tjetër është përfundu Policia e Kosovës e ka formu drejtorinë e kryeqytetit janë nda kapacitetet dhe së shpejti do të zyrtarizohet..”, tha Fushtica për rtv21.
Rreth 600 policë, pritet ta përbëjnë njësitin e veçantë për të shërbyer në Prishtinë. Policia e kryeqytetit do të ketë hetues, njësi patrulluese, njësi të reagimit të shpejtë dhe njësite të tjera përcjellëse. Qytetarët e mirëpresin këtë vendim të institucioneve të sigurisë.
“ Po çdo kryeqytet e ka policinë e vet është shumë e nevojshme edhe Prishtina që ta ketë sepse këtu vijnë njerëz prej të gjitha anëve andaj është shumë e rëndësishme që të jetë policia e kryeqytetit
“Po normal që do duhej të ishte policia e kryeqytetit …”
Në kuadër të planit për Policinë e kryeqytetit, e paraparë të formohet që në vitin 2018 pas miratimit të ligjit për Prishtinën, sipas drejtorit të emergjencave, Lulzim Fushtica, thotë se është edhe vendosja e kamerave të sigurisë nëpër gjithë kryeqytetin.
“Tashmë veç se janë vendosur një pjesë e kamareve dhe do të vendosen në gjithë kryeqytetin ato tashmë kanë dhënë rezultatet e veta dhe këto kamera monitorimi i tyre qendrën do ta ketë në stacionin policor të kryeqytetit”, tha Fushtica.
Njohësi çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, thotë se krijimi i njësitit policor për kryeqytetin do të lehtësojë punën e policisë së Kosovës krahas organizimit rajonal.
“Me policinë e kryeqytetit organizohet edhe siguria publike sidomos në vendet ku mendohet që është e nevojshme prezenca apo patrollat policore dhe do të lehtësohej veprimi i policisë së Kosovës…”, tha Fushtica.
Edhepse siguria publike në Kosovë është cenuar herë pas here, raporti i vitit 2023, i kompanisë amerikane Gallup e ka renditur Kosovën në top 24 shtetet më të sigurta në botë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...