Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq do të vizitojë Kosovën, në vizitën e tij të parë në këtë detyrë, shkruan portali arbresh.info
Ai në orën 08:00 do të arrijë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, ambasadori i Malit të Zi në Prishtinë Ferhat Dinosha dhe ambasadori kosovar në Mal të Zi Skënder Durmishi.
Pas kësaj Markoviq do të pritet në ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe më vonë ai do të takohet me kryetarin e parlamentit Kadri Veseli.
Mali i Zi ka përsëritur disa herë që çështja e shënjimit të kufirit është një punë e kryer për ta. Kjo gjë nuk është edhe për Kosovën e cila prej tre vitesh nuk po arrin ta ratifikojë marrëveshjen në Kuvend.
Kujtojmë se dje u hoq nga rendi i ditës së kryesisë së kuvendit, tema e Demarkacionit./Arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116