Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se pas sanimit të problemeve teknike dhe analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike që ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, është konfirmuar se uji i rrjetit të furnizimit në Vushtrri është i sigurt për konsum.
Të hënën KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve të Vushtrrisë që të mos e përdorin për pije ujin, pasi që kanë thënë se janë në pritje të rezultateve laboratorike për mostrat që ka marrë IKSHPK-ja.
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se të dielën ka pëlcitur një gyp në rrugën “Bahri Kuqi” dhe ishte ndërprerë furnizimi me ujë i një zone.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...