Mbrëmë në Festivalin e Birrës së Korçës, këndoi serboi-boshnjaku Goran Bregoviç, ku
disa individë zgjodhën të hedhin gaz lotsjellës, si shenjë proteste.
Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, ka ironizuar me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook ,se kjo ishte përgjigja për t’i dhënë kuptim festës,transmeton arbresh.info
“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, u shprehë ai./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...