Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me ambasadorin britanik kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Arbresh.info.
“Pavarësisht pozicionit politik, për PDK-në, interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj mbeten gjithmonë udhëzuesi ynë kryesor.”, theksoi Krasniqi.
“Vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misioneve diplomatike në Kosovë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të zhvilluar për vendin tonë.”, shtoi ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...