Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me të parin e Mitrovicës, Bedri Hamza.
Siç thotë Krasniqi, ndër shumë punë të mira që ka bërë për vendin, Hamza ka mentoruar dhe frymëzuar një brez të ri liderësh brenda partisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i PDK-së shton se shembull i fundit i këtij vizioni, është Arian Tahiri, me të cilin, siç thotë ai, Hamza ka ndarë qeverisjen në Mitrovicë gjatë katër viteve të fundit.
“Prandaj, puna e mirë në Mitrovicë nuk do të ndalet. Përderisa unë dhe Bedriu edhe sot e thamë që jemi krenarë për Arianin, mitrovicasit tashmë nuk kanë asnjë dyshim: zhvillimi i qytetit do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, energji dhe vizion përpara. Sepse pas Bedriut, vjen Ariani”, ka shkruar kryetari i PDK-së
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...