Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave për administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe të zbatimit të tyre, nëse këto vendime e detyrojnë ndonjë gjë KQZ-në.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për RTKlive se vetëm pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar.
Sipas tij, shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor.
A ka sqaruar se subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit, fillimisht në PZAP dhe më pas, çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.
Elezi tha se KQZ-ja është e obliguar të presë këto vendime, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve.
Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...