Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 60-të këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ku mori vendime të rëndësishme për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025, që do të mbahen më 12 tetor.
Në këtë mbledhje, KQZ emëroi gjithsej 15,505 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, duke përfshirë 14,305 anëtarë për 2,571 vendvotime të rregullta dhe 54 vendvotime me kusht, si dhe 1,200 anëtarë rezervë. Këshillat e Vendvotimeve do të jenë përgjegjës për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe qetësisë gjatë procesit të votimit dhe numërimit nën mbikëqyrjen e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, njofton zyra për informim e KQZ-së.
Procesi zgjedhor në Kosovë do të organizohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra për votimin e rregullt dhe 38 Qendra për votimin me kusht.
Gjithashtu, bëhet e ditur se KQZ miratoi procedurën standarde për të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve të akredituar në Zgjedhjet Lokale 2025. Kjo procedurë përcakton rregullat e sjelljes, të drejtave dhe detyrimeve të vëzhguesve gjatë procesit të votimit dhe numërimit dhe do t’u dërgohet të gjitha organizatave vëzhguese të akredituara nga KQZ./rtk
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...