Qeveria po synon ta çojë përpara idenë e njohjes nga Serbia me marrëveshje finale. Pos kësaj teme, ekzekutivi ka paraparë marrëveshje edhe në tregti, zbardhjen e krimeve të luftës.
Për këtë dokument kanë pasur vërejtje opozita dhe analistë. Ndërkohë, deputetët diskutojnë të mërkurën në Parlament për këtë ide.
Ramush Haradinaj ka propozuar njohjen e Kosovës nga Serbia në një draft marrëveshje, të cilën ua ka dërguar partive politike dhe ambasadave kryesore në Prishtinë.
Bazuar në këtë draft që posedon T7, shtyhet përpara edhe njohja e Kosovës nga Serbia dhe normalizimi i raporteve në shumë fusha ndërshtetërore.
Palët pajtohen që secili shtet është sovran dhe i ligjshëm, thuhet në dokument.
Po ashtu, Kosova pret që të arrijë marrëveshje me Serbinë edhe mbi formimin e strukturave që do të ndihmonin në zbardhjen e rastit të personave të zhdukur, viktimave të dhunës seksuale dhe krimeve të luftës së viteve 1998-99.
Qeveria ka për synim që të negociojë edhe për të drejtat e serbëve në Kosovë. Çështje për të cilën kishte reaguar edhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serëer
Nuk ka asnjë arsye pse Kosova nuk duhet të ketë kërkesa për zonat e banuara me shqiptarë në Serbinë jugore, pavarësisht çfarëdo marrëveshjeje që u ofrohet serbëve në Kosovë” kishte shkruar ai.
Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë që mungon reciprociteti.
“Nëse do e lexoja dokumentin pa e ditur kush e ka dërguar do të kisha menduar që e ka shkruar një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës e jo vet qeveria e saj” kishte shkruar ai.
Në këtë dokument është e paraqitur edhe mundësia e eliminimit të taksës 100%.
“Të eliminohen procedurat prej ku qeveritë diskriminojnë në favor të kompanive vendore” thuhet në dokument.
Qeveria ka shprehur qëndrimet e saj edhe për marrëveshje në edukim, borxhet e jashtme, implementimin e marrëveshjeve etj.
Mirëpo, nëse ka mospajtime atëherë e gjithë kjo mund të gjejë rrugën për në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë.
Për këtë dokument të mërkurën do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.
Kosova dhe Serbia prej vitit 1999 kanë pasur tri raunde bisedimesh. Marrëveshjen e Rambujes dhe Propozimin e Ahtisaarit nuk e kanë pranuar asnjëherë. Në Bruksel kanë nënshkruar disa marrëveshje që s’janë zbatuar kurrë.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...