Si një vend i ri, Kosova vazhdon të ketë nevojë për ndihmën e vazhdueshme në rrugën e saj për zhvillim ekonomik dhe stabilitet financiar.
Ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, transmeton arbresh.info.
Lufta ndaj informalitetit, të arriturat e deritashme të Kosovës, stabilitetin buxhetor, krijimi i një ambienti më të favorshëm për sektorin privat dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet fqinje, ishin të tjera tema në fokus të takimit.
“Jemi të lumtur që jemi pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe që ruajmë një partneritet konstruktiv. Qeveria e vendit është zotuar dhe po i qëndron pas disa projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik. Kosovës i duhet në vazhdimësi mbështetje nga FMN-në për arritjen e objektivave makro-financiare, siç do vazhdojmë të jemi përgjegjës për rolin tonë”, tha kryeministri Haradinaj.
Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për adresimin e çështjeve me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit fiskal. Zhang, uroi Kryeministrin Haradinaj edhe për shënimin e 10-të vjetorit të pavarësisë së vendit./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...