Në shërbim të rendit, drejtësisë dhe sigurisë publike, Policia e Kosovës qëndron në vijën e parë të përballjes me shkelësit e ligjit, duke vepruar me vendosmëri dhe profesionalizëm për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët.
Vetëm gjatë javës së fundit, në të gjitha rajonet e Kosovës janë arrestuar 102 persona për vepra të ndryshme penale.
Sipas të dhënave nga raporti 24-orësh i policisë, për periudhën nga 29 shtatori deri më 4 tetor, numri më i madh i arrestimeve lidhet me rastet e dhunës në familje.
Pas kësaj vepre penale, prangat e policisë u përdorën më së shumti për personat që mbanin armë pa leje, sulme ndaj zyrtarëve policorë, për posedim të narkotikëve, e madje edhe për kalim ilegal të kufijve.
Po ashtu, në ditët e fundit të shtatorit dhe në fillim të tetorit, 65 persona të tjerë u dërguan në mbajtje për përfshirje në veprime të kundërligjshme.
Arrestimi i personave të dyshuar për vepra penale nuk është vetëm një akt i zbatimit të ligjit, por një mesazh i qartë se askush nuk është mbi ligjin. Përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të saj, Policia e Kosovës vazhdon të dëshmojë se lufta kundër kriminalitetit nuk njeh kompromis.
Shpërthime të fuqishme, Izraeli nis sulme të reja ndaj Teher...
Rrëzimi i avionit amerikan në Irak, konfirmohen katër të vde...
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP pritet të hy...
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...