Dimal Basha, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli morën pjesë në aksionin e policisë për marrjen nën kontroll të stacioneve hekurudhore në Zveçan dhe Leposaviq.
Në këto dy komuna, stacionet e trenit kishin tabela në cirilik, tabela këto që u zëvendësuan me emërtimin në gjuhën shqipe dhe serbe, bashkë me stemën dhe emërtimin e Republikës së Kosovës.
Objektet tani e tutje do të menaxhohen nga Infrakos-i, nën autoritetet e Kosovës.
Pas aksionit në njërën prej komunave, Sveçla deklaroi se u mor nën kontroll edhe një tjetër institucion paralel serb, me Kosovën që planifikon të përshtatë dhe rifillojë punën në këtë stacion.
“Kjo është pjesë e rrjetit tonë dhe, siç theksoi ministri i Infrastrukturës, kjo do të jetë edhe pjesë e projekteve të rindërtimit të të gjithë rrjetit hekurudhor të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla.
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...
Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërko...