Përgjatë tri ditëve të fundit, delegacioni nga Kosova kryesuar nga Zëvendësministri Avni Zogiani, dhe delegacioni turk, kryesuar nga Zëvendësministri për Punë dhe Sigurime Shoqërore, Adnan Ertem, përcaktuan pikat kryesore për finalizimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes dy vendeve.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje do t’u sigurojë qytetarëve të Kosovës dhe Turqisë të drejtën për pensione bazike, kontributpaguese, familjare dhe invalidore të punës në vendin ku ata jetojnë, shkruan Arbresh.info.
“Përveç kësaj, marrëveshja parashikon edhe të drejtën për eksportimin e pensioneve për qytetarët që jetojnë në të dyja vendet.”, thuhet në njoftim.
Takimet dypalëshe u finalizuan me nënshkrimin e marrëveshjes në parim, duke shënuar kështu përfundimin e fazës së parë të negociatave. Ndërsa, në muajt në vijim pritet që në Turqi të zhvillohet edhe faza e dytë e negociatave./Arbresh.info/

Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...