Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë nën dyshimin se ishin duke konsumuar substanca narkotike.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një cigare që dyshohet të jetë me substancë të dyshuar narkotike. Kurse, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Kamenicë, me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 2.900 gramë, një revole Ekol e kalibrit 9 mm, 22 fishekë të kalibrit 9 mm, 350 euro para të gatshme, një telefon dhe dy pasaporta. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...