Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, i cili shoqërohej nga zëvendësambasadori Christoph Fuchs.
Në takim, veç të tjerave, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, përcjell Arbresh.info.
Konjufca uroi ambasadorin Sprecher për detyrën dhe i dëshiroi mirëseardhje. Njëherësh i shprehu mirënjohje për kontributin e shquar dhe mbështetjen e gjithanshme të Zvicrës mike ndaj Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit, integrimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe nënvizoi rëndësinë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadori Sprecher e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu vlerësoi partneritetin dhe raportet e ngushta dypalëshe.
Kryetarii Kuvendit dhe ambasadori Sprecher ritheksuan gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fusha të ndryshme bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës./ Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...