Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë për pezullimin e vendimit për shkarkimin e ambasadorëve dhe konsujve, të cili ai e kishte marrë sa ishte në këtë institucion.
Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i qeverisë Hoti për rikthim të konsujve që i kishte shkarkuar ai me anë të një vendimi, tregon për orientimin thellësisht të gabueshëm të LDK’së.
“Kosova ka vuajtur 20 vite nga bandat e zhvatjes së institucioneve shtetërore, të cilët edhe misionet tona diplomatike dhe shërbimin tonë të jashtëm e kanë kthyer në shitblerje kriminale të pozitave publike. Edhe vendimi im për kthimin e ambasadorëve politikë të cilët kanë hyrë në mandatin e dytë, ka qenë i drejtë, i ligjshëm dhe i domosdoshëm. Masa e të ngarkuarve politikë në misionet tona diplomatike ka shkuar në nivelin mbi 70%. Ligji thotë që duhet të jenë në 50%”, ka shkruar Konjufca.
Ish-ministri shton se vendimi i sotëm është argumenti më i mirë i mashtrimit të paskrupullt të elektoratit nga LDK-ja, duke ua premtuar në zgjedhje qytetarëve luftimin e krimit, por në të vërtet duke ua sjellur koalicionin e zhvatjes.
“Avdullah Hoti e ka bërë këtë veprim për shkak se është i shantazhueshëm nga PDK-ja, AAK-ja./arbresh.info
Postimi i plotë:
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...