Kongresisti amerikan, Brian Mast, ka paraqitur një amendament në Kongres që vendos anëtarësimin e Kosovës në NATO si një nga prioritetet kryesore të politikës amerikane në Ballkan.
Sipas organizatës “Albanians for America”, ky hap, i mbështetur edhe nga kongresisti Keith Self, konsiderohet një nga ndryshimet më të rëndësishme për rajonin që nga viti 2002.
Amendamenti përfshin disa pika kyçe, duke përfshirë prioritizimin e emërimit të ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, si dhe rekomandime konkrete për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në NATO.
Në kuadër të amendamentit, parashikohet gjithashtu një plan për përmirësimin e sigurisë energjetike në rajon, duke përfshirë zgjerimin e rrjetit të tubacioneve të Kroacisë dhe zëvendësimin e energjisë ruse me burime të tjera, si dhe mbështetje për programin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë, me qëllim rritjen e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit rajonal.
Mast ka propozuar gjithashtu që Shqipëria dhe Kosova të zhvillojnë bazat e industrisë së mbrojtjes dhe të rrisin shpenzimet kombëtare për mbrojtje sipas objektivave të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të pranisë së forcave amerikane në Kosovë. Amendamenti parashikon gjithashtu vazhdimin e programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare, duke përfshirë pajisjet e inspektimit jo-intruzive në pikën kufitare të Merdarit për parandalimin e trafikut të armëve të paligjshme.
Organizata “Albanians for America” ka përshëndetur këtë nismë, duke e cilësuar si hap historik dhe duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit dhe mbështetjen e Kosovës.
“Kjo është një nismë historike që për herë të parë në dy dekada vendos prioritet politik për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ne jemi krenarë që komuniteti ynë ka qenë pjesë e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e organizatës.
Aktivisti i njohur shqiptar në SHBA, Martin Vulaj, ka reaguar në Facebook duke e quajtur këtë një lajm të shkëlqyer.
“Lajm i shkëlqyer dhe punë e shkëlqyer nga individë të përkushtuar. Diaspora shqiptaro-amerikane po zgjohet”, ka shkruar ai.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...