Gjatë ditës së djeshme Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve i Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së përgjithshme – ka kryer një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbër, në Prishtinë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë, është konfiskuar si më poshtë:
– Duhan i grirë (refuz) – 511 pako x 500 gr = 255.5 kg pa banderola
– Mjaltë – 100 pako x 12 copë = 1,200 kg pa asnjë mbishkrim
-Filtra cigaresh – 21 pako x 10,000 copë = 210,000 copë.
Malli është ndalur përkohësisht dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës është njoftuar për gjetjet, për të udhëzuar hapat e mëtejshëm proceduralë.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...