Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i “Konfindustrisë”, ka thënë e mirëpresin vendimet e Kuvendit të Kosovës për heqjen e lidhjes “roaming” në telefoni si dhe njësimin e kontrollit doganor në kufi ndërmjet 2 shteteve shqiptare.
Gjithashtu, sipas tij, mbështetet nisma e qeverisë së Shqipërisë për njësimin dhe heqjen e të gjitha pengesave të ashtuquajtura ” jo tarifore ” me Kosovën.
“Konfindustria kërkon, që nismat e mësipërme duhet të shndërrohen në një kohë sa më të shpejtë në vendime të prekshme për qytetarët dhe biznesin. Praktika e derisotme ka treguar, që nisma të ngjashme politike kanë mbetur thjesht në letër dhe për më shumë bashkëpunimi ka bërë hapa pas”, thuhet në njoftim.
Konfindustria vlerëson, se bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është larg mundësive dhe pritshmërisë.
“Në raste të përsëritura janë shfaqur edhe përplasje të mirëfillta të luftës së pastër tregtare. Përmendim rastet e produkteve bujqësore, cimentos, qumështit, birrës, miellit, etj. Vonesa dhe problematika janë shfaqur edhe në krijimin e tregut të përbashkët energjetik, rrjetit rrugor, etj. Shkëmbimet tregtare ndërmjet 2 shteteve shqiptare për vitin 2017 është në nivelin e pakënaqshëm të afërsisht 210 milion euro”, thuhet në fund të njoftimit./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...