Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, datën 14 qershor, që është edhe dita e çlirimit të kësaj komune e ka shpallur ditë pushimi për të gjitha institucionet në këtë komunë, shkruan arbresh.info.
“Në mbështetje të nenit 13 dhe nenit 58 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 28/2008”), Vendimin e Kuvendit të Komunës së Rahovecit për themelimin e çmimit “Ukshin Hoti” me 01 Nr. 292/22 të datës 30.03.2022, nenit 74 dhe nenit 92 paragrafi 1 dhe 4 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005 i datës 29.03.2017, Kryetari i Komunës, merr Vendim që 14 Qershori, Dita e Çlirimit të Rahovecit, të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin nga Komuna e Rahovecit./arbresh.info/

Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...