Komuna e Mitrovicës vitin 2020 po e përmbyll edhe me një sukses në fushën e transparencës për qeverisje komunale, duke u radhitur e dyta në nivel të komunave të Kosovës.
Kujtojmë që ditë më parë Komuna e Mitrovicës, është radhitur e para në nivel të Kosovës për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sot ka bërë publikimin e raportit i cili matë transparencën në 38 komuna të Kosovës, në kuadër të projektit “Promovimi i Komunave Transparente dhe të Përgjegjshme të Kosovës përmes Indeksit të Transparencës në Qeverisjen Lokale”, projekt ky i mbështetur nga USAID-i, raporton arbresh.info.

Nga ky raport Komuna e Mitrovicës është radhitur në vendin e dytë në nivel Kosove me pikët e përgjithshme 98.75%, duke u cilësuar si ndër komunat më transparente për transparometrin komunal për vitin 2019 sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
Ky vlerësim është bërë në bazë të raportit nga metodologjia e matjes së transparencës dhe llogaridhënies për vitin 2019, në 38 komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Komunat janë vlerësuar në bazë të 41 treguesve, të grupuar në gjashtë shtylla tematike, ku Komuna e Mitrovicës në këtë raport është vlerësuar si ndër Komunat më transparente për vitin 2019, duke treguar kështu një rezultat mjaft të mirë në nivelin e transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në informatat publike dhe të jenë pjesë e politik-bërjes në nivelin Komunal./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...