Komuna e Drenasit, ka dalë me një sqarim pasi lajmit të plasuar në disa media se në këtë komunë është një person i dyshuar me coronavirus.
Komuna e Drenasit njofton qytetarët se deri më tani në këtë komunë nuk ka persona të prekur me (COVID-19).
“Në media është raportuar se një person i dyshuar është dërguar për në QKUK në Prishtinë si i dyshuar me coronavirus, ndaj ftojmë të gjithë qytetarët të mos krijojnë panik, sepse nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19 në Drenas. Ftojmë mediat dhe qytetarët, të mos krijojnë panik pa nevojë dhe pa burime të konfirmuara.Kujdes Po, panik JO”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, që nga dita e premte në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të prekur me coronavirus, 10 prej tyre janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë