Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar të hënën me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe shefin e ushtrisë shqiptare, Arben Kingji,
Ulutash me Vengun dhe Kingjin mbi situatën e sigurisë në Kosovësi dhe për stabilitetin rajonal dhe rolin e KFOR-it.
Gjeneralmajor Utulash përmendi edhe kontributet e vjetra dhe të vlefshme të Shqipërisë në aktivitetet e KFOR-it.
“Takimet ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajorit Utulash me homologët e tij kryesorë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, teksa ai është në përfundim të mandatit të tij, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa edhe shefi i ushtrisë shqiptare ka njoftuar për takimin ku e ka falënderuar për menaxhimin situatën në Kosovë
“Gjatë takimit zyrtar me komandantin e KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, shpreha falënderimin për drejtimin dhe përfundimin me sukses të mandatit të tij, duke e menaxhuar me profesionalizëm situatat e ndryshme ndaj cenimit të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Ritheksova rëndësinë dhe domosdoshmërinë e prezencës së KFOR për paqen dhe sigurinë në rajon, si dhe angazhimin e vendit tonë në përmbushjen e të gjitha detyrimeve në këtë mision”, thuhet në faqen në Facebook të shefit të ushtrisë shqiptare./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116