Rrustem Mustafa, i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Komandant Remi, është i ftuari i parë për tu intervistuar në Gjykatën Speciale.
Këtë e ka konfirmuar avokati i Rrustem Mustafës, Arianit Koci, ndërsa ka theksuar se klienti i tij do të jetë pjesë e këtij procesi në Hagë më 14 janar të vitit 2019-të, njofton Klan Kosova.
”Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.
Kjo është ftesë për intervistim.
Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.
Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje”, shkruan avokati Arianit Koci.
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci