Subjektet politike përgjatë tërë parafushatës zgjedhore nuk i kanë kursyer fyerjet e ofendimet ndaj njëra-tjetrës.
Mirëpo në fushatën zgjedhore, e cila nis që nga sot, Bashkimi Evropian, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e organizata joqeveritare kanë kërkuar nga partitë që të sillen me mirësjellje dhe në përputhje me ligjin gjatë fushatës.
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit. Subjektet politike në Kosovë janë shprehur të gatshme të hyjnë në këtë fushatë, ku premtojnë se do t’u përmbahen rregullave dhe ligjit.
Mirëpo në parafushatë shumë prej partive politike e shumë prej kandidatëve për deputetë kanë përdorur gjuhë të urrejtjes, kanë ofenduar njëri-tjetrin, madje disa prej tyre edhe janë konfrontuar fizikisht.
Në prag të fillimit të fushatës gjuhë denigruese ka përdorur edhe nënkryetari i LDK-së, njëherësh shef i Shtabit Zgjedhor të kësaj partie, Lutfi Haziri, ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.
Haziri e ka krahasuar Albin Kurtin me komikun Rowan Atkinson në rolin e Mr. Beanit. “Edhe ky lideri tjetër që është bërë si Mr. Beani ka filluar të qethet e të rruhet, ka hyrë në kravatë, mirë ka bërë, ka filluar t’u ngjajë njerëzve të LDK-së.
Nuk mundet dhe nuk ka të drejtë Kurti të thotë që Vjosa duhet të bëhet kryetare e Kuvendit. Ne i kemi thënë ‘Jo’, sepse Vjosa do të bëhet kryeministre, kryetar i Kuvendit bëhet ai që e cakton LDK-ja”, ka thënë Haziri.
Kryetari i Këshillit të Mbrojtjes së Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala, në një përgjigje për “Zërin” është shprehur se gjuha denigruese e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore është e papranueshme, ndonëse këtë parafushatë e konsideron më të qetë se ato të herëve të kaluara.
“Gjatë kësaj parafushate ka pasur gjuhë denigruese, ka pasur edhe përleshje fizike.
Ne e kemi parasysh nivelin e politikës në Kosovë, por fjalori denigrues është një telash i madh. Madje ne e dimë që as në Kuvend nuk përdoren fjalime më ndryshe, pra konsideroj se jemi larg standardeve evropiane e demokratike”, ka deklaruar Shala.
Shala thekson se gjatë kësaj parafushate partitë politike janë duruar të mos japin premtime të parealizueshme, siç ka ndodhur në parafushatat e kaluara. “Megjithatë konsideroj se ka qenë një parafushatë e durueshme edhe në kuptimin e përdorimit të gjuhës, por edhe të dhënies së premtimeve, sepse në fushatat tjera na patën premtuar investime me miliarda e mbi 200 mijë vende të punës. Tash janë më të kujdesshëm”, ka thënë Shala.
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj