Pa ndryshime të mëdha, por me tendencë përmirësimi është gjendja e dy nxënëseve të shkollës fillore ‘Dardania’ të Pejës, Anjesa Mujaj dhe Vita Trakaniqi që po trajtohen në QKUK.
“Anjesa është në repartin intensiv ndërsa Vita në ate të Kirurgjisë plastike. Po trajtohen por është herët të flasim diçka më shumë. Ne po shpresojmë se gjendja shëndetësore e tyre do të përmirësohet”, tha pë Radio ‘Dukagjinin dr. Burbuqe Bruqi – mjeke kujdestare në QKUK.
Ndërsa tre nxënëse tjera kanë mbetur për trajtim në Spitalin rajonal të Pejës, dr.Zenun Keka mjek në këtë spital, tregon se janë në gjendje stabile dhe për 3 ose 4 ditë do t’i kthehen bankave shkollore. 5 nxënëse të sh.f. ‘Dardania’ në Pejë, u lënduan dje nga shpërthimi i një kalldaje të ngrohjes.
Policia dhe prokurori kanë shikuar vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetimet e para.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...