Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme disa lagje të Prishtinës do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë.
Sipas KRU “Prishtina”, këto reduktime do të vijnë si pasojë e amortizimit të linjave.
Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
” Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 26 dhjetor 2021. Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se nesër datë 27.12.2021, do të ketë reduktime të furnizimit me ujë në zonat e përshkruara më poshtë. Pasojë e amortizimit të linjave, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për ti hapur rrugë ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes.
Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, në Prishtinë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...