Mesdheu rryma të ngrohta ajrore do të kushtëzojnë mot të butë me diell dhe vransira, e nga mesi i javës, me kalimin e një fronti të ftohtë priten mundësi për reshje të dobëta shiu.
Sot do të mbajë mot i butë dhe kryesisht me diell. Ditën e mërkurë me kalimin e një fronti të ftohtë, vransirat do të shtohen, e në orët e mbrëmjes priten edhe reshje të dobëta shiu, që do të vazhdojnë deri të enjten në mëngjes.
Të enjten dhe të premten, do të mbajë mot i butë me diell dhe vransira. Në fundjavë, sipas tendencave të fundit, priten sërish mundësi për reshje shiu dhe bore.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri në +4C, ndërsa maksimalet nga +8C deri në +11C.

178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...