Google ADS

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet rezolutën për Srebrenicën: Të dënohet edhe gjenocidi serb në Kosovë

09:25 | 26 Maj 2024
E.G

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur mbështetjen për rezolutën e fundit 78/282 të Kombeve të Bashkuara, që dënon çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës.

Në komunikatën e lëshuar nga ky Këshill thuhet se kujtimi i Srebrenicës duhet të shërbejë si një kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë sonë kolektive për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen, shkruan Arbresh.info. 

“Duke miratuar dhe miratuar këtë Rezolutë dhe duke caktuar 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”, Komuniteti Ndërkombëtar ripohoi angazhimin e tij për të promovuar paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”, thuhet në komunikatë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron miratimin e kësaj Rezolute si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin tonë.

Ndërr të tjera, bën thirrje

“Për më tepër, inkurajojmë të gjitha palët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të angazhohen në përgatitjen dhe miratimin e një rezolute që pranon dhe dënon gjenocidin serb në Kosovë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/