Një person është arrestuar pasi që i njëjti derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka goditur një këmbësor.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Gjilan.
Pos viktimës, automjeti ka goditur edhe një pemë dekorative në qytet.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK Gjilan / 14.10.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke e goditur viktimën mashkull kosovar dhe një pemë dekorative në qytet. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...