Korporata Energjetike e Kosovës dhe Komuna e Obiliqit kanë formalizuar një partneritet strategjik me qëllim të avancimit të interesit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani.
Në njoftim thuhet se ky memorandum krijon një kornizë të strukturuar bashkëpunimi për koordinimin e projekteve prioritare në fushën e infrastrukturës, mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të pronës publike dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik lokal, duke përfshirë përmirësimin e rrugëve pranë operimeve të KEK-ut, avancimin e praktikave të menaxhimit të mbetjeve dhe rehabilitimit mjedisor, si dhe mbështetjen e projekteve strategjike për komunitetin lokal.
Përmes këtij Memorandumi, KEK-u riafirmon rolin e saj si partner institucional përgjegjës dhe kontribues aktiv në zhvillimin e Komunës së Obiliqit, duke konsoliduar bashkëpunimin afatgjatë në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe forcimit të qëndrueshmërisë ekonomike dhe mjedisore të zonës.
Hamza takon veteranët e UÇK-së: Do t’i rrisim për 50% pensio...
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...