Ka muaj prej se policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë shikojnë nga largësia një aktivitet që zhvillohet në zonën neutrale në vijën kufitare Kamenicë – Bujanoc.
Së paku shtatë biznese që organizojnë lojëra të fatit, janë ndërtuar në 12 muajt e fundit në atë që njihet si territor neutral në mes të dy fshatrave – Karaçevës në anën e Kosovës dhe Breznicës në anën e Serbisë.
Sipas banorëve të zonës dhe zyrtarëve të Komunës së Kamenicës dhe asaj të Bujanocit, këto objekte të lojërave të fatit janë ndërtuar në zonë neutrale, pasi qytetarët e Kosovës mund t’i frekuentojnë ato pa pasur nevojë të kalojnë nëpër procedura kufitare.
Crystal, Kometa, Flamingo, Las Vegas Casino, Star Club, Wild Casino, Casino Colosseum janë vetëm disa nga emrat e këtyre bizneseve.
Në to mund të luhet bixhoz, rulet, poker dhe mund të hidhen baste sportive.
Më 4 shtator, derisa Radio Evropa e Lirë ishte e pranishme në zonë, u panë vetura të ndryshme para këtyre objekteve, ani pse policia e Kosovës ishte e vendosur rreth 1.5 kilometra larg, në kodrën mbi fshatin Novoselë, ndërsa policia e Serbisë qëndronte rreth 350 metra distancë ajrore, në pikën statike në hyrje të fshatit Breznicë, në anën e Serbisë./ Rel/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...