Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të përgatitur për të qenë krahë ushtarëve të NATO-s.
Kastrati i cili pas përfundimit të mandatit në krye të këtij institucioni, është bërë pjesë e PDK-së, është shprehur për Arbresh.info se FSK ka personel jashtëzakonisht të përgatitur dhe të edukuar në aspektin profesional.
“Ka nën oficer që ka ngritur kjo trupë nga kurrizi i një ushtrie, gjithkund në botë dhe kjo trupë është ngritur me ndihmën e partnerit tonë strategjik, ShBA-së, partnerit tonë që ka qenë garda nacionale e Ohajos dhe partnerët tjerë evropianë siç është Gjermania, Anglia dhe ushtarët e tjerë janë dëshmuar edhe me oficerët e ri ku dy herë radhazi kanë marrë shpatën e mbretit që është një histori që në Ballkan se ka bërë askush deri më tani”, ka thënë Kastrati.
Ai ka folur edhe rreth Ligjit për Pensionimin e Oficerëve të FSK-së duke deklaruar se gjeneralët nuk është e rrugës që të dalin në pension para moshës 60 vjeçare.
“Mendoj se Ligji për Pensionimin e Oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk është i drejtë, arsyeja është se një gjeneral, një oficerë për tu bërë i tillë duhet një kohë e gjatë dhe është një kosto shumë e madhe dhe mosha më e mirë në vendimmarrje strategjike është mosha 50 deri 65 vjeçare dhe unë kisha propozuar ose kisha rekomanduar për të ardhmen që kjo të ndryshohet pa marrë parasysh a ka qenë ligji që e kanë bërë më shumë të huajt se sa e kemi bërë ne vendorët por në të ardhmen kjo do të duhet të ndryshohet dhe gjeneralët të mos dalin në pension së paku nën moshën 60 vjeçare”, është shprehur ish-komandanti i FSK-së./Arbresh.info./Blerta Agushi
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...