Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë për posedim të substancave narkotike, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.
“PKK. Vërmicë 19.04.2025, 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike
Hajni thyen kasafortën e xhamisë dhe merr 300 euro në Kameni...
Zhduket një grua në Prizren
U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super çerekfinale të...