Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike (rrugë e sheshe), brenda territorit të kësaj komune.
Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi më 21 dhjetor dhe vlen deri më 2 janar 2019.
I pari i Kamenicës tha se vendimi për ndalimin e mjeteve piroteknike është bërë për shkak të sigurisë së qytetarëve në segmentet rrugore publike.
“Pas diskutimeve të vazhdueshme me qytetarë ramë dakord që në vendet publike, veçanërisht në rrugë dhe sheshe mos të lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike, për shkak të sigurisë së qytetarëve e fëmijëve”, tha ai.
Gjithashtu, për moszbatimin e këtij vendimi do të shqiptohen gjoba nga 10 deri në 100 euro, thuhet tutje në urdhëresën e lëshuar nga Kastrati.

Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...