Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka arritur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po mbahet në Luksemburg.
Ajo para gazetarëve ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për “shumë tema”.
Kallasi ka thënë se fillimisht do të flasin për Ukrainën.
“Janë bërë një muaj që kur Ukraina u pajtua për armëpushim pa kushte, por se kemi parë këtë nga ana e Rusisë”, tha ajo.
“Këtë vit shtetet evropiane kanë arritur ndihmat në 23 miliardë euro, më shumë se vitin e kaluar. Por duhet të bëjmë më shumë presion ndaj Rusisë që të ndalet lufta”, shtoi ajo.
Kallasi foli edhe për Ballkanin Perëndimor.
“Kemi pasur një darkë të mirë dje duke diskutuar me miqtë nga Ballkani Perëndimor. Ne shohim tensione që rriten dhe definitivisht duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit, sepse kjo është diçka vërtetë e prekshme dhe ne vërtetë kemi nevojë për storie suksesi”, tha ajo.
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...