Ambasadori gjerman në Prishtinë Jern Rode, ka deklaruar në llogarinë e tijë në twitter se ai mbështetë plotësisht qëndrimin e shefit të misionit të OSBE -së në Prishtinë, Michael Davenport, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili konfirmoi pronësinë e manastirit të Visoki Deçanit mbi 24 hektarë tokë, duhet të zbatohet.
Ai vuri në pah se afati për transferimin e tokës në manastir kishte përfunduar prej kohësh.
“Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është shumë vonë,” theksoi ai.
Davenport, lëshoi një deklaratë të enjten duke thënë se ata e kuptojnë se situata në lidhje me manastirin është komplekse dhe se interesat e bashkisë duhet të merren parasysh, por që vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet.
Para pesë vitesh, Gjykata Kushtetuese i kishte konfirmuar pronësinë e tokës manastirit të Deçanit, por ajo nuk ishte regjistruar në kadastër si pronë e kishës. /arbresh.info/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...