Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, thotë se protestat do të vazhdojnë derisa të përfillen kërkesat e tyre.
“Duhet të bëhet kategorizimi në ligjin e ri dhe të zbatojë ligjin për pagën minimale në ligjin bazik të pensioneve të veteranëve. Kalkulimi i benifiteve të veteranit të barazohet me pagën minimale”, deklaroi Jashari.
Këto komente ai i bëri pas takimit rreth tre orësh me kryeministrin, Albin Kurti.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj.
“Presim përgjigjen me shkrim të Kryeministrit. do të vazhdojmë me protesta në ditën kur do të jetë në lexim të dytë”, deklaroi Shurdhaj pas takimit.
Një ditë më parë, veteranët e UÇK-së protestuan për rreth tetë orë para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar miratimin në parim të Projektligjit për lartësinë e pagës minimale.
Ata duan tërheqjen e këtij ligji dhe përfshirjen e pensioneve të tyre në lartësinë e njejtë të pagës minimale.
Protesta e tyre përfundoi kur Kuvendi ndërpreu punimet e seancës, pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës.
Opozita ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojnë me bllokime deri të gjendet një zgjidhje për veteranët e UÇK-së./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...