Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në vendin tonë do të mbaj mot i vranët, disa vende do të ketë reshje shiu e në viset malore edhe borë.
“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen me reshje shi, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga o deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Sipas IHMK-së, gjatë kësaj periudhe do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes, derisa do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...