Shoqata Sindikale e QKUK-së ka shprehur pakënaqësinë lidhur me situatën e krijuar tek punonjësit shëndetësorë ë shkak të mos përfshirjes së shtesave në paga.
“Me daljen e listës së pagave me datë:01.03.2023 nuk janë përfshirë shtesat në page (shujta,rrezikshmëria në punë,stazhi,kujdestaritë për infermier dhe shërbime teknike, po ashtu ulja e koeficientit për administratën- largimi i tyre nga shërbyes të sistemit publik) me ç ‘rast shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me situatën e krijuar tek punonjësit shëndetësorë,” thuhet në komunikatën për media.
Ata kanë paralajmëruar se të hënën kanë thirrur mbledhjen urgjente të Këshillit Drejtues të SH.S të QKUK-së.
Varësisht nga qëndrimet e KD për shkak se gjendja e punonjësve shëndetësorë është alarmante, në ditët në vijim do të merren hapa radikal sindikal konform gjendjes së krijuar.
Sot Ministria e Financave ka njoftuar se as këtë muaj zyrtarëve publikë nuk kanë ekzekutuar në pagat e tyre shtesat e parapara në Ligjin për Paga. /arbresh.info/
lexo edhe:
As këtë muaj nuk ka shtesa për zyrtarët publikë, MPB: Po vazhdon korrigjimi
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...