Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit , Shaip Havolli priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, i cili ka premtuar vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me agjencitë homologe në rajon dhe në Bashkimin Europian.
Drejtori Havolli e njoftoi diplomatin italian mbi punën që po bën Agjencia Kundër Korrupsionit, të arriturat e saj, por edhe për prioritetet dhe sfidat drejt ndërtimit të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit. Ai me këtë rast vuri theksin te angazhimet e Agjencisë në forcimin e kuadrit ligjor kundër korrupsionit si një aspekt të rëndësishme në ndërtimin e një shteti të së drejtës.
Ambasadori Sardi, nga ana tjetër, e ka siguruar Havolli për mbështetjen e plotë të Italisë në luftën kundër korrupsionit, por edhe vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me agjencitë homologe në rajon dhe në Bashkimin Europian, si përmes institucioneve shtetërore italiane, ashtu edhe përmes rolit të shtetit italian si kryesuese e radhës e Këshillit të Bashkimit Europian.
Havolli ka falënderuar ambasadorin Sardi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian dhe të Bashkimit Europian gjatë presidencës italiane në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër korrupsionit.
Drejtori Havolli dhe ambasadori Sardi janë pajtuar se zbatimi efikas i politikave kundër korrupsionit është një element me rëndësi jetike në rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Netanyahu thërret kabinetin e sigurisë pas raundit të ri rak...
Media shtetërore iraniane thotë se breshëria e fundit përfsh...
Ngjarje e rëndë në Itali, 45-vjeçarja shqiptare vritet me th...
Parashikimi i motit për nesër
Sirenat lëshohen edhe në një shtet tjetër në Lindjen e Mesme
Kuka uron Krasniqin për medaljen e argjendtë në Kampionatin ...