Aida Dërguti, ish-nënkryetarja e LVV-së dhe opinioniste në emisionin “Rubikon”, i është bashkuar Partia Demokratike e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, përmes një postimi publik.
Sipas Kelmendit, Dërguti ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë, duke e cilësuar këtë hap si një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e saj politike.
“Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta per vendin dhe shoqërinë në këto 30 vjet, ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë. “Mendoj se ka ardhur momenti për ta kthyer vendin kah e mbara: ose tash, ose kurrë”, më tha. PDK-ja sot dhe Kuvendi i Kosovës pas 9 qershorit do të fitojnë shumë, teksa në Rubikon do të ndjehet thellë mungesa e saj. Urime dhe mbarësi, Aida! Qëndro gjithmonë kështu siç je!”, shkroi ai./Arbresh.info
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...