Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliut në 28-vjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se Fazliu ishte trim, guximtar dhe i vendosur deri në vetëmohim.
“Heroi Bahri Fazliu është një ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar dhe i vendosur deri në vetëmohim, fitoi përjetësine 28 vjet më parë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të. Së bashku me familjen, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, sot bëmë homazhe pranë varrit ku pushon trupi i tij, duke nderuar jetën dhe veprën e e tij në shërbim të atdheut. Lavdi Bahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...