Franca po përgatitet të ofrojë ndihmë financiare për linjat ajrore që janë goditur nga rritja e kostos së karburantit për avionë, e shkaktuar nga lufta, tha ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot.
“Linjat ajrore po përballen me një goditje të madhe. Qeveria është plotësisht e angazhuar për t’i mbështetur ato dhe për t’i ndihmuar të kalojnë këtë sfidë”, shkroi Tabarot në rrjetet sociale.
Masat përfshijnë shtyrjen e afateve të pagesës së taksave dhe “mbështetje për likuiditetin për operatorët më të rrezikuar”.
Autoritetet evropiane po kërkojnë mënyra për të shmangur ndërprerje të mëdha në aviacion gjatë verës, pasi disa kompani ajrore paralajmëruan se mund të ketë mungesë të karburantit për avionë brenda pak javësh. Rreth 75% e karburantit të avionëve në Evropë importohet zakonisht nga Lindja e Mesme, raporton CNN.
Komisioneri i Transportit në BE, Apostolos Tzitzikostas, tha se kompanitë ajrore duhet të vazhdojnë t’i rimbursojnë pasagjerët për fluturimet e anuluara për shkak të kostove të larta të karburantit.
Në një intervistë për Financial Times, ai deklaroi se rritja e kostove të karburantit nuk konsiderohet si “rrethanë e jashtëzakonshme” që do t’u lejonte linjave ajrore të shmangnin pagesat e kompensimit për pasagjerët.
Komisioni Evropian pritet të publikojë nesër udhëzime për kompanitë ajrore lidhur me zbatimin e rregullave të BE-së për të drejtat e pasagjerëve në dritën e konfliktit në Lindjen e Mesme.
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve