U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vërejtjet përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe nga institucionet e Kosovës.
Haxhiu theksoi se Kuvendi i Kosovës, përmes rezolutës së miratuar më 24 prill 2026 për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore, ndërsa gjetjet e CERD-it i japin asaj edhe një adresë të qartë ndërkombëtare.
“Pasivizimi i adresave është diskriminim dhe cenim i pranisë juridike të qytetarëve, me ç’rast u mohohen dokumentet, shërbimet dhe siguria para ligjit. Prandaj u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatim të plotë të rekomandimeve të CERD-it”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo theksoi se të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk mund të mbeten në margjinë të raporteve, por ato duhet të jenë pjesë e qartë e dialogut politik, monitorimit ndërkombëtar dhe çdo procesit ku vlerësohet sundimi i ligjit dhe trajtimi i pakicave.
Kurti: Serbia s’ka dorëzuar Kadastrin e Kosovës, BE-ja finan...
Osmani i kundërpërgjigjet Konjufcës, pozon përkrah grave fri...
Kurti: Beogradi po ushtron terror dhe presion ndaj serbëve t...
Kurti, për xhandarmërinë: Ka kohë që e kemi menduar këtë gjë
Ministrja Pacolli: Po nisim ndërhyrjen më të madhe kundër de...
Si u ndaluan studentët shqiptarë në Bllatë teksa udhëtonin p...