Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, arriti të barazojë një rekord të vjetër në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së UEFA Champions League ndaj Paris Saint-Germain.
Kane shënoi një gol barazues në minutën e katërt shtesë (90+4), duke siguruar një barazim 1-1, dhe u bë vetëm lojtari i dytë pas Cristiano Ronaldo për të shënuar në gjashtë ndeshje radhazi eliminatore në Champions League.
Golat e tij përfshijnë të dyja ndeshjet e 1/8-ave ndaj Atalantas, të dyja çerekfinalet kundër Real Madrid, dhe të dyja gjysmëfinalet ndaj PSG-së.
Ronaldo arriti të njëjtin rekord për Real Madrid mes 2012 dhe 2013.
Megjithatë, goli i Kane nuk mjaftoi për Bayernin që të kualifikohej në finale, pasi humbi 5-4 në ndeshjen spektakolare në Paris një javë më parë.
Sulmuesi 32-vjeçar ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Bayernin, duke regjistruar 55 gola dhe 7 asistime në 48 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
Në Champions League këtë edicion qëndron i dyti pas Kylian Mbappé të Real Madrid i cili pati 15 sosh, kurse Kane 14./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...