Një kosovar që jeton në Irlandë, Vesel Jahiri, është duke u akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, me të cilën ka dy fëmijë.
Jahiri, 35 vjeçar, dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen Anna Finnegan, 25 vjeçare, në shtator të vitit 2012 pasi e ka therur me thikë, njofton The Irish Times.
Ai ka lindur në Kosovë ndërsa jeton në Irlandë që nga viti 1999, ku edhe punon si mekanik. Mbrojtja e tij ka thënë se Jahiri dhe Finangan kanë pasur një marrëdhënie të gjatë deri kur janë ndarë në vitin 2012 për shkak të problemeve në lidhje.
Jahiri ka thënë se ndihet i pafajshëm për akuzat ndaj tij.
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...