Inspektorati Policor i Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për Ofrimin e Shërbimeve Shëndetësore dhe Psikologjike për Punonjësit e IPK-së
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtim Hodaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për punonjësit dhe rekrutët e IPK-së.
Marrëveshja synon rregullimin e bashkëpunimit mes SHSKUK-së dhe IPK-së, duke siguruar mbështetje të specializuar shëndetësore për të gjithë punonjësit dhe rekrutët e IPK-së. Përmes këtij marrëveshje, punonjësve të IPK-së do t’u ofrohen shërbime mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor pa pagesë, me prioritet, në SHSKUK dhe të gjitha spitalet rajonale të këtij shërbimi.
Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve të IPK-së, duke u mundësuar atyre akses në shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë.
Inspektorati Policor i Kosovës ka shprehur falënderimet e tij për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe stafin e tij për bashkëpunimin dhe përkushtimin në mbrojtjen e shëndetit të punonjësve të IPK-së.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses