Inspektorati Policor i Kosovës ka shpallur tender publik për blerjen e një xhipi luksoz dhe për këtë qëllim ka paraparë të shpenzojë hiç më pak se 50 mijë euro.
Në mesin e 29 specifikimeve teknike të detyrueshme timoni i automjetit, të cilin po e kërkon Inspektorati Policor, duhet të jetë nga lëkura me komandë për radio dhe për zërim.
Hiç më pak se 50 mijë euro pritet t’i shpenzojë Inspektorati Policor i Kosovës për blerjen e një xhipi luksoz.
Në platformën elektronike të Prokurimit Publik thuhet se operatorët ekonomikë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet të kenë një autorizim nga prodhuesi, ose të dilerit që është i autorizuar nga prodhuesi, se është i autorizuar për shitjen dhe për servisimin e automjetit që ofertoni.
Po ashtu operatori ekonomik duhet të ketë një deklaratë të përputhshmërisë së specifikave teknike, deklaratë e ofrimit të garancive tregtare sipas prodhuesit për pjesët mekanike, elektrike, të pajisjeve elektronike, të korezionit dhe të ngjyrës./Zëri
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...